Kërcënimet me bomba në avionët evropianë, BE: Është ende herët të thuhet nëse ato janë të ndërlidhura

5 Nëntor 2026 | 16:18

Bashkimi Evropian ka reaguar të enjten, pasi një numër i madh fluturimesh nga vende të ndryshme të kontinentit janë detyruar të devijojnë për shkak të kërcënimeve për bombë.

Komisioneri i BE-së për Transportin, Apostolos Tzitzikostas, ka deklaruar se është “ende herët për të nxjerrë përfundime nëse incidentet e raportuara janë të ndërlidhura”, duke theksuar se “çdo kërcënim ndaj civilëve është i papranueshëm”.

“Sigurimi i mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve mbetet prioritet. Ne po e monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me shtetet anëtare të prekura dhe Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit”, ka deklaruar ai. 

Tzitzikostas u ka kërkuar autoriteteve kombëtare, të cilat janë përgjegjëse për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë, hetimin e incidenteve dhe zbatimin e masave të duhura për sigurinë e aviacionit, që të bashkëpunojnë ngushtë me operatorët e aeroporteve, kompanitë ajrore dhe autoritetet e zbatimit të ligjit.

Është hera e dytë brenda një jave që incidente të tilla ndodhin në Evropë. Edhe të martën, një numër i madh fluturimesh janë devijuar për shkak të kërcënimeve të ngjashme. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do ta shkarkojë Hegseth? Përgjigjet Trump: Kam qëllim ta mbaj atë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur qëllimin e tij për ta mbajtur Pete Hegseth si Sekretar të Luftës, pavarësisht raportimeve se ai po shqyrton mundësinë...
16:18 | 05/11/2026

Ukraina akuzon zyrtarë të lartë të sigurisë dhe policisë për rrjet kriminal

Tre zyrtarë të lartë nga policia dhe shërbimi i sigurisë së Ukrainës janë akuzuar për përfshirje në një rrjet kriminal të përfshirë në mashtrim, shitje...
16:05 | 05/11/2026

Gjermania propozon 100 milionë euro shtesë për infrastrukturën e Ukrainës

Gjermania propozon të ndajë 100 milionë euro shtesë për të ndihmuar në rivendosjen e infrastrukturës së ujit, energjisë dhe transportit të Ukrainës dhe për të...
15:59 | 05/11/2026