A mund të shtrihen sulmet e Iranit përtej Lindjes së Mesme? REL shqyrton rrezikun për Europën

Irani dhe SHBA-ja vijojnë të shkëmbejnë kërcënime prej javësh, ndonëse përpjekjet diplomatike vazhdojnë.

Frika për një përshkallëzim të ri ushtarak pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara është shtuar pas një udhëzimi të fundit të liderit Suprem iranian, Mojtaba Khamenei. Ai u kërkoi forcave të armatosura të jenë gati t’i përgjigjen çdo sulmi “menjëherë, në mënyrë efektive dhe pa kufizime gjeografike”.

Të lidhura

None found

Fjalët “pa kufizime gjeografike” kanë hapur diskutime në Iran për kuptimin e tyre dhe për aftësinë e Teheranit për ta zbatuar këtë kërcënim. Siç kujton REL, kur SHBA-ja dhe Izraeli goditën për herë të parë Iranin më 28 shkurt, përgjigjja e Teheranit përfshiu objektiva ushtarake dhe civile në shtetet arabe përgjatë Gjirit Persik.

Regjimi i ajatollahëve këmbëngulte se shënjestrat e tij ishin interesat amerikane në rajon. Tashmë, në Teheran qarkullojnë pretendime se një rifillim i luftës mund ta çojë fazën e ardhshme të konfliktit përtej atij rajoni.

Ish-ministri i Jashtëm, Manuchehr Mottaki, tha se konflikti i ardhshëm “nuk do të jetë luftë rajonale”. Sipas paralajmërimit të tij, nëse Irani sulmohet, lufta pasuese “do të arrijë deri në Evropë”.

Media iraniane e kanë interpretuar këtë deklaratë si një tregues të mundshëm se Teherani po shqyrton ndryshimin e politikës së tij për rrezen e veprimit të raketave.

SHBA-ja ka të paktën 128 baza dhe objekte ushtarake në 51 vende, të shtrira nga Lindja e Mesme dhe Europa te Afrika dhe Azia Lindore. Sipas zyrtarëve iranianë, “bazat e agresorëve kudo në botë” janë tashmë në listën e objektivave të forcave të armatosura të Republikës Islamike.

Megjithatë, e përditshmja reformiste Etemad vuri në dukje se kërkesa për raketa me rreze më të gjatë, aftësia teknike për prodhimin e tyre dhe një vendim zyrtar për të ndryshuar politikën janë tri çështje të veçanta.


Shtuar më 5.11.2026 16:43

güvenilir bahis siteleriBursa Escort