Bixhozi ilegal, 22 persona të arrestuar në rajonin e Prizrenit
Policia e Kosovës, gjatë një operacioni si pjesë e hetimeve kundër lojërave të fatit, ka arrestuar 22 persona në Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Hetimet janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen dhe ndihmën e stacioneve policore dhe njësive të tjera policore të Rajonit të Prizrenit, raporton KosovaPress.Në kuadër të këtij plani operativ dje janë kontrolluar 20 lokacione nën dyshimin për zhvillimin e aktiviteteve ilegale të bixhozit, përkatësisht organizimit të lojërave online të fatit.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar materiale të ndryshme që mund të shërbejnë si prova dhe dëshmi lidhur me dyshimin e bazuar se të dyshuarit e identifikuar kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, duke përfshi para kesh rreth 10 mijë euro dhe pajisje elektronike. Gjithashtu janë sekuestruar katër armë zjarri dhe municion.
Pas intervistimit të të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorisë, 19 prej tyre janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës për vendimin ndaj ish-krerëve: Nuk është vendim politik, i pranojmë vendimet e gjykatave
‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen
- 16:53 Suedia rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm, shkak situata e sigurisë
- 16:46 Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep
- 16:45 Studentët mbushin rrugët e Athinës e Selanikut, protestojnë për kushtet e arsimit dhe koston e jetesës
- 16:43 Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë
- 16:42 Burnham: Presidenti rus nuk do të ftohet në samitin e G20 që do të mbahet në Britani
- 16:42 Meloni letër Costës, kritikon qasjen e fragmentuar të BE-së ndaj bisedimeve të paqes në Ukrainë