Gjykata cakton nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për sekuestrimin e 37 kilogramëve narkotikë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurit I.S., F.S., A.C., A.E. dhe V.S., dy ditë pas aksionit ku u sekuestruan 37 kilogramë narkotikë.

Operacioni u zhvillua nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Të lidhura

None found

Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas të Turqisë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës.

Pesë të pandehurit dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, në lidhje me veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope.

Dren Paca, ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, deklaroi dje në një konferencë për media se aksioni ishte rezultat i një hetimi të nisur së fundmi, pas informacioneve të siguruara nga AKI.

Prokurori i rastit, Atdhe Dema, njoftoi se vlera e narkotikëve të sekuestruar llogaritet në rreth 550 mijë euro.

Gjatë operacionit janë konfiskuar gjithashtu 5 mijë e 300 euro dhe 100 dollarë cash, një automjet, dhjetë telefona celularë, një pajisje DVR për kamerat e sigurisë, 15 fishekë dhe një prerëse.

Hetuesit dyshojnë se grupi e kishte transportuar lëndën narkotike të fshehur mes mallrave komerciale, të ardhura nga vendet aziatike të Lindjes së Mesme.


Shtuar më 5.11.2026 17:12

güvenilir bahis siteleriBursa Escortjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş