Platforma ‘Liria ka Emër’ i është drejtuar zyrtarisht Parlamentit Europian në Bruksel me anë të një letre, duke kërkuar shqyrtimin e shqetësimeve që lidhen me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe respektimin e të drejtave themelore në proceset gjyqësore që po zhvillohen atje. Në letrën drejtuar anëtarëve të Parlamentit Europian, platforma kërkon organizimin e një dëgjimi të posaçëm parlamentar. Një tjetër kërkesë është realizimi i një vlerësimi të pavarur ndërkombëtar për praktikën institucionale të Dhomave të Specializuara, transparencën dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut.