Live From Tirana Showbiz

Keijsi flet pa doreza: “Jam single, në kërkim të…”

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi Hyseni, për të bërë një bisedë pa filtra…

Je single tani?

Momentalisht po. Nuk jam në një marrëdhënie. Unë vazhdoj të jem në kërkim të dashurisë. Fati im i mirë që kam shumë kërkesa për të dashuruar, por çfarë faji kam unë? (Qesh) Deri sa të më ngjisë një ditë…

Si është vajza ideale për ty?

Vetëm kjo nuk ekziston, sepse njeriu nuk bie në dashuri me atë që ka përkufizuar në kokën e vet. Për mendimin tim, një femër mjafton të të kuptojë botën dhe ta respektojë atë. Dhe nëse arrin ta kuptojë botën dhe të respektojë mënyrën se si ti jeton apo si e ke ndërtuar jetën, ka arritur maksimumin.