Fermerët në fushën e Maliqit po përballen me vështirësi të mëdha në shitjen e prodhimeve bujqësore, pasi sasi të konsiderueshme gruri dhe qepësh vijojnë të mbeten stok.
Pavarësisht prodhimit të konsiderueshëm dhe çmimet e ofruara në treg, të cilat sipas fermerëve janë nën koston e prodhimit, po i detyrojnë ata të mos i shesin produktet e tyre.
Maliqi e cila është një nga zonat e njohura për kultivimin e grurit dhe qepës në juglindje të vendit, ka regjistruar vitin e kaluar rreth 3 700 hektarë të mbjellë me grurë dhe 700 hektarë me qepë.
Kjo konstatohet nga të dhënat e sektorit të Bujqësisë. Problematika e shitjes së grurit është veçanërisht e theksuar në fshatrat Sheqeras, Orman dhe Drithas, ku prodhuesit po hasin vështirësi për të gjetur treg për produktet e tyre.













