Lajmi i fundit

LIVE - ÇIM PEKA LIVE/ Kush po e saboton protestën?

Mancini publikon listën e Italisë, katër debutues në kombëtare për ndeshjet me Francën dhe Belgjikën

Mancini publikon listën e Italisë, katër debutues në kombëtare për ndeshjet me Francën dhe Belgjikën

20:00, 05/11/2026

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka publikuar listën me 31 futbollistë të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Francës dhe Belgjikës, gjatë pushimit të nëntorit për kombëtaret.

Në listën e teknikut italian ka disa risi, me vëmendjen që shkon te katër futbollistë që marrin për herë të parë një ftesë nga përfaqësuesja e madhe. Bëhet fjalë për Alphadjo Cisse, talent i Milanit i lindur në vitin 2006, dhe Mattia Liberali i Comos, i datëlindjes 2007. Ndërkohë, Riccardo Cassano dhe Simone Lontani janë gjithashtu pjesë e listës fillestare, por në ditët në vijim do t’u bashkohen përkatësisht kombëtareve U-18 dhe U-19.

Një tjetër risi është rikthimi i Marco Palestras, ndërsa në repartin ofensiv spikasin edhe thirrjet për Luca Koleosho dhe Nicolò Zaniolon. Në mbrojtje mungon Giovanni Di Lorenzo, i cili është i dëmtuar.

Italia do të mbështetet te një grup me emra të njohur dhe talente të rinj, në përpjekje për të përballuar dy sfidat e rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Lista e plotë e Italisë:

Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Guglielmo Vicario (Juventus).

 

Mbrojtës: Honest Ahanor (Crystal Palace), Alessandro Bastoni (Inter), Riccardo Calafiori (Arsenal), Federico Dimarco (Inter), Daniele Ghilardi (Roma), Michael Kayode (Brentford), Gianluca Mancini (Roma), Marco Palestra (Chelsea), Giorgio Scalvini (Atalanta).

 

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Riccardo Cassano (Como), Issa Doumbia (Sporting CP), Nicolò Fagioli (Fiorentina), Davide Frattesi (Lazio), Simone Lontani (Parma), Niccolò Pisilli (Roma), Samuele Ricci (Como), Alessandro Romano (Cagliari), Sandro Tonali (Tottenham).

 

Sulmues: Nicolò Cambiaghi (Bologna), Alphadjo Cisse (Milan), Francesco Pio Esposito (Inter), Sebastiano Esposito (Sassuolo), Luca Koleosho (Paris FC), Mattia Liberali (Como), Gianluca Scamacca (Atalanta), Antonio Vergara (Napoli), Nicolò Zaniolo (Udinese).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco