“Takimi Gogu-Veliaj vjen erë, Lala: Mund ta përdorë si strategji ligjore

Sa të besueshme janë deklaratat e bëra nga kryebashkiaku i Tiranës se është shantazhuar në burgun e Fierit? Kjo ishte një nga pyetjet e drejtuara mbrëmjen e së enjtes në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.
Gazetarja Klodiana Lala theksoi se kryebashkiaku Veliaj, që në fillim të arrestimit, ka sulmuar institucionet e drejtësisë, me qëllim për ta shitur veten si të persekutuar.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Veliaj pretendon se është kërcënuar të dorëzojë Bashkinë te Arbër Hajdari. Sa i besueshëm është Veliaj?
Takimi i ministrit me zotin Veliaj vjen erë. Një ministër Drejtësie, në bazë të ligjit, në çdo orë dhe në çdo kohë mund të kryejë vizita në burg. Fakti që Gogu shkoi në burgun e Fierit në orën 22:30 të mbrëmjes dhe bëri një takim jo për të inspektuar kushtet e burgut, tregon se nuk shkoi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Drejtësisë. Ai mund të shkonte me stafin, të planifikonte një vizitë inspektuese dhe të shikonte ambientet ku të dënuarit qëndrojnë apo bibliotekën.
Rakipi: A është i besueshëm Veliaj?
Lala: Veliaj, që në krye të herës, është përpjekur të nxjerrë veten si të persekutuar, që nga sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë. Por fakti që mes Gogut dhe Veliajt ka ndodhur një takim, i cili, nëse do të ishte lajmëruar, do të ishte një gjë krejt normale, është domethënës. Patjetër që zoti Veliaj do ta përdorë këtë gjë në Strasburg.
Fakti që nuk denoncon shantazhin më lind dyshime. Kërcënimet e kryeministrit nuk mund të zgjidhen përmes ditarit. Nëse Veliaj ka rënë pre e shantazhit, duhet t’u drejtohet institucioneve.
Bndrecëne ka pyetur pse nuk e keni denoncuar zotin Gogu dhe Ramën, por ai nuk dha një përgjigje të qartë. Pra, parë nga ky këndvështrim, duket sikur Veliaj po e përdor si strategji, për shkak se studioja ligjore ka hapur një çështje për të drejtat e njeriut.
Çfarë prisni nga Veliaj? Ai na la te dera e SPAK-ut. Na tha: “Pritni se do të flas”, pastaj shkoi te Këshilli Bashkiak dhe çfarë nuk u bëri gazetarëve. Gogu aty ka vajtur për një mesazh.
Rakipi: Për Arbër Hajdarin ka vajtur vërtet ky Gogu?
Lala: Është përfolur edhe herë të tjera, por ka një nonsens logjik, pasi zoti Shkëlqim Hajdari është prefekt.




