Lajmi i fundit

LIVE - ÇIM PEKA LIVE/ Kush po e saboton protestën?

Berisha flet për rezultatet në SHBA: Rritja e çmimeve ndikoi në rezultat, Rama të ketë kujdes, para 3 javësh sulmoi demokratët

Berisha flet për rezultatet në SHBA: Rritja e çmimeve ndikoi në rezultat, Rama të ketë kujdes, para 3 javësh sulmoi demokratët

21:46, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë rezultatet zgjedhjeve të mesmandatit për Kongresin dhe Senatin në SHBA, duke e lidhur rezultatin e zgjedhjeve me rritjen e çmimeve dhe ndikimin e saj te qytetarët amerikanë.

I ftuar në emisionin ‘Now’ me Erla Mëhillin, Berisha deklaroi se dy faktorët kryesorë që, sipas tij, ndikuan në ndryshimin e balancave politike ishin tarifat tregtare dhe lufta me Iranin, veçanërisht përdorimi i Ngushticës së Hormuzit nga Teherani si armë strategjike.

‘Populli amerikan, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, votoi për kandidatët që ai konsideron dhe politikat që i konsideron më të mira’, u shpreh Berisha.

Duke shpjeguar analizën e tij për rezultatin, kreu i PD-së theksoi se të dy faktorët kanë sjellë rritje reale të çmimeve në Shtetet e Bashkuara.

‘Shkaku themelor i këtij ndryshimi të madh ka qenë rritja e çmimeve nga dy faktorë kryesorë. Faktori tarifë dhe faktori Hormuz. Lufta me Iranin dhe përdorimi nga Irani si armë strategjike i Ngushticës së Hormuzit. Pra, të dy këta faktorë janë shoqëruar me rritje çmimesh reale në Shtetet e Bashkuara’, deklaroi ai.

I pyetur nëse ndryshimi i balancave politike në Kongres dhe Senat mund të ndikojë në marrëdhëniet e tij me administratën amerikane, Berisha u shpreh se nuk pret asnjë ndryshim në këtë drejtim.

Ai e shfrytëzoi këtë moment për të komentuar edhe deklaratat e Edi Ramës për demokratët amerikanë dhe Donald Trump, duke iu referuar dy qëndrimeve të shprehura prej tij gjatë javëve të fundit.

‘Asgjë nuk ndryshon në raportin tim me këtë administratë. Duhet t’i druhet pak Edi Rama, që vetëm tre javë më parë deklaroi demokratët dhe Bidenin tradhtarë të Hashim Thaçit, dhe vetëm dy javë më parë u çoi atyre mesazhin se ‘nuk e mundni dot Donald Trumpin me vota dhe kërkoni ta mundni me Zvërnecin’. Kështu që Sali Berisha është konstant’, tha kreu i PD-së.

Berisha foli edhe për marrëdhëniet me ambasadën amerikane në Tiranë dhe mungesën e tij në ceremoninë e mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan.

Ai deklaroi se, pjesëmarrja në ceremoni të tilla nuk ka qenë praktikë e zakonshme e tij, duke theksuar se ka qenë i pranishëm vetëm në një rast nga shtatë apo tetë pritje të ambasadorëve amerikanë në Shqipëri.

‘Në pritjen e ardhjes së tij, të mirëseardhjes së tij, kam qenë vetëm njëherë tek një ambasador. Vetëm në një rast! Në shtatë raste apo tetë raste s’kam qenë’, deklaroi Berisha.

Sa u përket kontakteve me ambasadën amerikane, kreu i opozitës tha se Partia Demokratike është e hapur për komunikim dhe se përfaqësuesit e saj paraqesin vazhdimisht qëndrimet e tyre për zhvillimet në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco