Lajmi i fundit

LIVE - ÇIM PEKA LIVE/ Kush po e saboton protestën?

Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës

Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës

21:50, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për bashkimin e opozitës, duke ftuar në këtë nismë edhe drejtuesit e forcave të reja politike, mes tyre Adriatik Lapajn Agron Shehajn dhe të tjerë.

Berisha deklaroi se është i gatshëm të takohet dhe të bashkëpunojë me çdo aktor politik opozitar që ka si qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Ai theksoi se nuk ka paragjykime ndaj askujt dhe se bashkimi duhet të vendoset mbi çdo dallim apo qëndrim personal.

‘Unë shfrytëzoj sërish rastin dhe i ftoj që të bashkohemi. Bashkohem që nesër! Me cilindo që bashkohet, që të largojmë Ramën nga pushteti. Me cilindo njeri.

Ne nuk ftojmë me paragjykime. Me të gjithë takohem, nuk kam asnjë lloj paragjykimi. Se çfarë më quajnë, rëndësi ka të largojmë të keqen më të madhe’, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco