Komisioni Hetimor Parlamentar, i ngritur për të shqyrtuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës në familje ndaj grave e fëmijëve, pritet të miratojë sot buxhetin e tij. Mbledhja është parashikuar në orën 14:00.
Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, vetëm pak minuta pasi kishte bërë denoncimin e fundit për dhunë në familje në Policinë e Kosovës.
Të lidhura
None found
Prokuroria dyshon se kunati i saj, A.S., e vrau me një mjet të fortë. Ai u arrestua më 27 tetor në Deçan.
Pas vrasjes së saj, në kryeqytet janë zhvilluar protesta të përditshme.







