Ish-ministrja turke arrestohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale

6 Nëntor 2026 | 09:11

Ish-ministrja turke Fatma Betul Sayan Kaya u arrestua si pjesë e një hetimi mbi transaksionet e tregut të kapitalit, nën dyshimin për shkelje të Ligjit të Tregut të Kapitalit dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, njoftoi sot zyra e prokurorit në Stamboll.

Sipas dokumentit të prokurorit, Fatma Betul Sayan Kaya dyshohet se ka informacione që mund të ndikojnë në çmimin e aksioneve të Ozata Denizcilik, raportoi Anadolia.

Hetuesit deklaruan se ish-ministri bleu aksionet e asaj kompanie në prill 2026 dhe i shiti ato më 16 shtator, një ditë para vendimit për likuidimin e fondeve.

Prokuroria dyshon se Kaja ishte në dijeni të likuidimit të afërt, si dhe se ia transferoi aksionet kompanisë “Tera Yatirim Menkul Degerler”, e cila ia pagoi vlerën e tyre po atë ditë, në vend që paratë të paguheshin brenda periudhës së zakonshme prej dy ditësh pune.

Ish-kryetari i Bordit të Tregjeve të Kapitalit, Ibrahim Omer Genul dhe Ilyas Kaya, u liruan nën masa mbikëqyrëse gjyqësore, të cilat përfshijnë paraqitje të rregullta tek autoritetet dhe një ndalim udhëtimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Belgjika ashpërson masat kundër emigracionit, lejon kontrollet në banesa për personat e paligjshëm

Parlamenti i Belgjikës miratoi të premten në mëngjes një ligj të diskutueshëm që lejon policinë të hyjë në shtëpitë e emigrantëve të dyshuar pa dokumente,...
09:04 | 06/11/2026

Netanyahu apo Eisenkot? Presidenti Herzog vendos të dielën se kujt do t’i besohet formimi i qeverisë së re në Izrael

Presidenti i Izraelit tha se do të njoftojë të dielën se cili ligjvënës do të ngarkohet me formimin e qeverisë së ardhshme, pas konsultimeve me...
08:49 | 06/11/2026

Papa Leo XIV nis udhëtimin 12-ditor në Amerikën Latine 3 javë pas ndërhyrjes në mushkëri

Papa Leo XIV po fillon një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine vetëm tre javë pas operacionit në mushkëri, një turne që përfshin një “kthim...
08:42 | 06/11/2026