Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga

    Presidenti Trump: Lufta në Ukrainë po i afrohet fundit, marrëveshje që mund të ndikojë në të gjithë Evropën

    Kryeministri Rama shtron sërish “Sofrën e Gurtë”, fton studentët në dialog për të disatën ditë radhazi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga
    Aktualitet

    Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga

    November 6, 2026

    Katër persona janë arrestuar në Fier, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni policor kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.

    Operacioni i koduar “Clean School” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

    Sipas policisë, hetimet disa mujore, të kryera edhe me metoda speciale, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që dyshohet se shpërndante drogë pranë shkollave në qarkun e Fierit.

    Në kuadër të operacionit u ekzekutuan katër masa sigurie “Arrest në burg” për shtetasit Kevin Bare, 28 vjeç, Dejvi Ferko, 25 vjeç, Marjus Zhaka, 48 vjeç dhe Taulant Çela, 52 vjeç, të gjithë banues në Fier.

    Ndërkohë, policia vijon kërkimet për kapjen e E. B., 38 vjeç, gjithashtu banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

    Gjatë kontrolleve në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu sekuestruan 2.9 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, dy peshore elektronike dhe katër telefona celularë.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Policia bën me dije se do të vijojë kontrollet dhe operacionet për parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat pranë institucioneve arsimore.

    Arrestohen Drogë Fier Shpërndanin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga

    November 6, 2026

    Presidenti Trump: Lufta në Ukrainë po i afrohet fundit, marrëveshje që mund të ndikojë në të gjithë Evropën

    November 6, 2026

    Kryeministri Rama shtron sërish “Sofrën e Gurtë”, fton studentët në dialog për të disatën ditë radhazi

    November 6, 2026

    Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet të jetë moti këtë të premte

    November 6, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.