Arratisja spektakolare në Gjermani, i burgosuri hap prangat me një çelës universal nga interneti
Një i burgosur 34-vjeçar arriti të arratisej gjatë një vizite mjekësore në qytetin gjerman të Essenit, pasi hapi prangat e këmbëve me një çelës universal që mund të blihet në internet për më pak se 10 euro.
Lajmi është raportuar nga gazeta gjermane “Spiegel”, e cila zbulon se prangat që përdorte policia nuk kishin një sistem unik sigurie. Sipas ministrit të Drejtësisë të North Rhine-Westphalia, Benjamin Limbach, kyçi mund të hapej me një çelës universal, i cili funksionon në modele identike dhe është lehtësisht i disponueshëm në internet.
Ngjarja ndodhi në mesin e muajit tetor, kur dy punonjës burgu po shoqëronin 34-vjeçarin nga burgu drejt një qendre mjekësore në qendër të Essenit. Gjatë shoqërimit, dy persona të maskuar i sulmuan dhe i mposhtën oficerët, duke arritur të largoheshin së bashku me të burgosurin.
Autoritetet gjermane po hetojnë nëse personat që organizuan arratisjen e siguruan vetë çelësin përmes internetit apo nëse kanë pasur ndihmën e ndonjë punonjësi të burgut.
Pas këtij incidenti, Ministria e Drejtësisë ka nisur një rishikim të plotë të procedurave dhe masave të sigurisë që zbatohen gjatë shoqërimit të të burgosurve jashtë ambienteve penitenciare.
Sipas “Spiegel”, ky nuk është rasti i parë që ekspozon dobësitë e këtij sistemi. Një problem i ngjashëm u evidentua edhe në muajin shkurt, kur një person i paraburgosur në Bavari arriti të hapte prangat duke përdorur një çelës universal të blerë lehtësisht në internet.
Media italiane: Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Shkon në 8 numri i viktimave në Turqi, arrestohet autori i të shtënave
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia
- 09:15 Arabia Saudite rrëzon dy raketa balistike të lëshuara nga Huthët drejt provincës Najran
- 09:13 Trump: Nëse do të kisha qenë në fletëvotim, do të kishim fituar me një diferencë të madhe votash
- 09:11 Ish-ministrja turke arrestohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale
- 09:11 Zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte
- 09:07 Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, arrestohen 4 persona, një tjetër në kërkim
- 09:04 Belgjika ashpërson masat kundër emigracionit, lejon kontrollet në banesa për personat e paligjshëm