Friday / November 6 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Europa

Tregjet rrisin pritshmëritë për një tjetër rritje të interesave në Britani në dhjetor

Share Share Icon

Pritshmëritë e tregjeve financiare për një tjetër rritje të normës bazë të interesit në Britani në dhjetor janë shtuar, pas vendimit të Bankës së Anglisë për të rritur koston e huamarrjes në 4%, në kushtet e presioneve inflacioniste të nxitura nga çmimet e larta të energjisë.

Tregjet monetare tashmë vlerësojnë rreth 50% probabilitet për një rritje tjetër të normës në dhjetor, nga rreth 30% përpara vendimit të së enjtes. Ndërkohë, pritshmëritë për shtrëngimin e mëtejshëm monetar deri në fund të vitit 2027 janë rritur në rreth 76 pikë bazë, nga 67 pikë bazë më parë.

Sipas Reuters, reagimi i investitorëve u reflektua edhe në tregun e obligacioneve britanike. Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit në 5.17%, ndërsa ai i titujve dyvjeçarë, më të ndjeshëm ndaj pritshmërive për normat e interesit, arriti në 4.79%.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, deklaroi se një tjetër rritje mund të jetë e nevojshme nëse konflikti në Lindjen e Mesme vijon dhe çmimet e energjisë mbeten të larta. Megjithatë, ai theksoi se vendimi i fundit nuk duhet interpretuar si fillimi i një cikli të pashmangshëm rritjesh të normave.

Banka e Anglisë e rriti normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje, në 4%, në vendimin e saj të 5 nëntorit. Komiteti i Politikës Monetare votoi me shumicë prej tetë anëtarësh pro rritjes, ndërsa një anëtar kërkoi një shtrëngim më të fortë, prej 0.5 pikë përqindjeje.

Institucioni parashikon që inflacioni britanik të arrijë rreth 5% në mesin e vitit 2027, më shumë se dyfishi i objektivit prej 2% të bankës qendrore./ Reuters

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota / SHBA /

Frika nga flluska e inteligjencës artificiale fshin triliona dollarë nga bursat

Bursat amerikane pësuan një nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit, ndërsa shitja masive e aksioneve të teknologjisë fshiu triliona dollarë n...

54 minutes më parë 3 Min Lexim

SHBA, rekord historik: 17 gra do të drejtojnë shtetet amerikane në 2027

Zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA kanë sjellë një rekord historik për përfaqësimin e grave në politikë. Të paktën 17 gra do të jenë guvernatore të sht...

23 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!