I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv ka qenë gazetari dhe autori i emisionit ‘Plug’ Julian Hoxhaj.
Ai gjatë bisedës ne studio me moderatorin Flavio Qarri tha se skandali me kompaninë KAYO është i përmasave të mëdha. As ne Nigeri shteti nuk ka krijuar të tilla kushte për një kompani private që të abuzojë me fondet publike.
Flavio Qarri: Çështja është në këto momente ku është Roni dhe cili është pozicioni i ministrit më të famshëm të momentit Ermal ‘Raketa’ Nufi?
Julian Hoxhaj: Unë nuk kam reaguar personalisht si pjesë e emisionit, si autor i emisionit, por sigurisht që e kam qeshur kur kam lexuar statusin e Ermal Nufit. Por nuk do të dua të flas për këtë sepse ne sigurisht në emisionin e fundit kemi dhënë një përgjigje. Dhe përgjigjen Ermal Nufi në lidhje me implikimin e tij do ta marrë. Në fakt ai e ka marrë se edhe emisioni i kësaj jave e implikonte jo pak ministrin.
Për te gjithë audiencën sepse besoj e mbajmë mend se çfarë ka ndodhur kur Ermal Nufi deklaronte, bënte ato deklaratat e famshme që tashmë i mohon në fakt që thotë se unë nuk kamë thënë se ne prodhojmë armë. Po në fakt e na nxjerrë ai nga goja e tij. Por bënte edhe deklarata të tjera ku na tregonte në fakt se si modeli KAYO ishte importuar nga një shtet që çuditërisht e përmend edhe Roni Yeffet tek përgjimet që publikoi zoti Arben Ahmetaj dy muaj më parë në emisionin Çim Peka live dhe që është pikërisht Nigeria.
Flavio Qarri: Pra jemi frymëzuar nga vende të zhvilluara si Nigeria?
Julian Hoxhaj: Prandaj doja ta thoja. Për ironi, teksa flasim për Nigerinë apo vende të tjera si Sudani që përmendet në audiopërgjim, na bën përshtypje fakti se pikërisht këto vende që supozohet se ne kemi krijuar atë mendimin për vednet afrikane me konotacion negativ, çuditërisht janë këto vende që na jepin edhe shembullin se si mbrohen interesat e shtetit kur vjen puna tek çeshtje kaq strategjike, siç është armatimi dhe ushtria e një vedni. Dhe në Nigeri ne kemi parë atë që ne kemi denoncuar dhe kemi publikuar në emision se si shteti ka krijuar vërtetë një model, një kompani që është importuar më pas në Shqipëri si modeli KAYO. Por aty shteti kontrollon në mënyrë të rreptësishme, të themi, për mbrojtjen e interesit publik. Ku kompania nuk lejon që një partner apo një kompani që do të futet ne bashkëpunim me kompaninë shtetërore për tregtim apo për prodhim të armatimeve të marrë më shumë se 50 për qind të aksioneve. Nuk lejon që të cënohet interesi publik edhe për sa i përket fitimeve dhe të ardhurave. Nuk jepen prona, nuk falen pasuri publike siç bëhet në Shqipëri. Dhe kemi një model në fakt që është shumë i suksesshëm në Nigeri dhe për fat të keq në Shqipëri po rezulton që është i dështuar. Dhe çfarë publikuam ne në emisionin e kësaj jave. Publikuam gjithashtu që modeli që lindi nga kompania TIMAK që në fakt unë kam dyshimet e mia që është pikërisht ky model i importuar nga Nigeria, ka dështuar, po them, edhe në ato që janë propaganduar si suksese të kësaj kompanie nga Kryeministri Edi Rama, kur ka dalë dhe ka deklaruar që kjo kompani po prodhon dhe po shet mjete zjarrfikëse, ambulanca në vende si Ukraina.
Flavio Qarri: Mjete taktike ushtarake...
Julian Hoxhaj: Taktike ushtarake...dhe ne pamë aty se vërtet kompania Timak ishte futur në garë një vit më parë në tednerat e ushtrisë së Ukrainës dhe ishte skualifikuar, pra ishte refuzuar. Dhe pse ishte refuzuar. Për atë që ne kemi sot shqetësimin kryesor. Se një kompani si KAYO, si Timak, si Timak Defence, nuk ka kapacitetet, nuk ka linjat e prodhimit nuk ka liçencat dhe nuk garanton sigurinë që të prodhojë mjete të blinduara ushtarake etj...
Flavio Qarri: Për të ndaluar pak tek tednerat e Ulkrainës. Ukrainasit nga flliqen se na thanë ju nuk plotësoni asnjë kusht për tu futur në tender. Por ishte një aspekt që Ukrainasit nuk kishin si ta dinin. Por që për ne ishte një vepër e dukshme penale, spese këta pretendonin se i kishin pronën të vetën. Ku e donte Timaku dhe KAYO që do të merrnin atë pronë.
Julian Hoxhaj: Kjo ishte qershia mbi tortë. Ne e kemi ngritur edhe si pikëpyetje në emisionin tonë këtë sepse, fatmirësisht ato dokumente që kemi zbuluar nga tenderat e kompanisë Timak nuk Ukrainë na kanë zbuluar një dokument shumë të rëndësishëm se si kjo kompani ka shkuar dhe ka marrë pjesë në një garë në një tender ndërkombëtar duke përdorur si certifikatë pronësie një pronë publike që ishte në pronësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Përvec ministrave që kanë firmosur dokumentet tjetër kush nuk mund ta bënte ketë. SPAK nëse do mund të marre dokumentet dhe të thërrasë tre ministrat që kanë përgatitur dokumentet ligjore....
© SYRI.net
BE mbyll sytë para korrupsionit sistemik/ DW: Shqipëria larg standardeve, protestat dhe ‘Balluku’ alarm në Berlin
Tragjedia në Elbasan/ Inxhinierja: Sistemi i sigurisë dështoi, zjarrfikësja është vetëm hallka e fundit
Tragjedia në Elbasan/ Çopja: Fondet e emergjencave vidhen, zjarrfikësit pa mjete për të shpëtuar banorët