UNHCR: Gati 90 milionë persona të zhvendosur në botë përballen me rreziqe ekstreme klimatike

6 Nëntor 2026 | 09:55

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar se gati 90 milionë njerëz të zhvendosur me forcë në mbarë botën po përballen me rreziqe të rënda që lidhen me ndryshimet klimatike, përfshirë thatësirat, përmbytjet dhe temperaturat ekstreme.

Në raportin e saj më të fundit, UNHCR thekson se rreth tre në katër persona të zhvendosur me forcë jetojnë në vende me ekspozim të lartë ose ekstrem ndaj rreziqeve klimatike.

Përballë kësaj situate, agjencia u ka bërë thirrje qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar për ndërmarrjen e veprimeve urgjente për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave të zhvendosur, përpara samitit të klimës COP31, që do të mbahet në Antalia të Turqisë.

Ndihmëskomisioneri i Lartë i UNHCR-së për Operacionet, Anton Leis Garcia, deklaroi se refugjatët po përballen me një padrejtësi të dyfishtë, pasi fillimisht detyrohen të largohen nga konfliktet dhe më pas përballen me pasojat e një krize klimatike në të cilën kanë kontribuar shumë pak.

Sipas tij, ndryshimet klimatike nuk përbëjnë më një kërcënim të largët, por po ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e miliona njerëzve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë që personat që kanë humbur gjithçka për shkak të konflikteve të mbeten jashtë përpjekjeve globale për përballimin e krizës klimatike.

Raporti nënvizon se ndryshimet klimatike po vështirësojnë edhe gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për personat e zhvendosur, duke rritur pasigurinë për të ardhmen e tyre.

Një tjetër e dhënë shqetësuese tregon se më shumë se dy në tre refugjatë që u kthyen në vendet e tyre gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 u rikthyen në zona të ekspozuara ndaj rreziqeve klimatike.

UNHCR thekson se përballimi i krizës klimatike duhet të përfshijë edhe mbrojtjen e refugjatëve dhe komuniteteve të zhvendosura, të cilët janë ndër grupet më të cenueshme ndaj pasojave të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mesazhi i parë i Hegseth pas raporteve të shkarkimit: Ata nuk do t’ia dalin, nuk jemi tërhequr kurrë dhe nuk do ta bëjmë as tani

Në një videomesazh, nga shkallët e hyrjes së Departamentit të Luftës, Pete Hegseth u përcolli një mesazh të qartë qytetarëve amerikanë, duke theksuar se pavarësisht...
09:39 | 06/11/2026

Analizë, kush mund të jetë pas kërcënimeve të rreme me bomba ndaj udhëtimeve ajrore evropiane?

Të paktën 21 fluturime dhe disa aeroporte në vende të ndryshme të Evropës u përballën të enjten me kërcënime për vendosjen e bombave, duke shkaktuar...
09:35 | 06/11/2026

Stuhia godet jugun e Francës, dy viktima në Korsikë pasi automjeti u rrëmbye nga përmbytjet

Dy persona humbën jetën kur automjeti i tyre u rrëmbye nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në ishullin francez të Korsikës, tha të...
09:24 | 06/11/2026