Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

Në pranga ka rënë shtetasi Kol Ndoj, banues në Vaun e Dejës, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Sipas Policisë, vendimi i dënimit është dhënë më 23 prill 2021.

Arrestimi u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim.

Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb