Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit diplomatik në Tiranë, duke vënë theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e mbrojtjes, ekonomisë dhe sigurisë.
Wendt falënderon presidentin Donald Trump dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio për besimin, si dhe popullin shqiptar për mikpritjen.
Ndërsa nis detyrën si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, dëshiroj t’ju shpreh falënderimet Presidentit Trump dhe Sekretarit Rubio për besimin e tyre.
Gjithashtu dua të falënderoj popullin e Shqipërisë për mikpritjen e ngrohtë. Gjatë shërbimit tim të mëparshëm ushtarak së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, si dhe gjatë udhëtimit tim të mëparshëm nëpër Shqipëri, kam përjetuar nga afër se shqiptarët janë një popull jashtëzakonisht mikpritës, punëtorë dhe krenarë.
Ambasadori bën të ditur se gjatë muajve të ardhshëm, Ambasada Amerikane do të zhvillojë një proces vlerësimi për të përcaktuar drejtimet e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në kuadër të këtij procesi, paralajmëron vizita në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe takime me përfaqësues të institucioneve, politikës, ushtrisë, biznesit e sistemit të drejtësisë.
Gjatë muajve të ardhshëm nën drejtimin tim si Ambasador, Ambasada e SHBA-ve do të zhvilloj një proces vlerësimi që do të ndihmojë në formësimin e rrugës sonë përpara. Si pjesë e këtij vlerësimi, pres me padurim të udhëtoj në vende të ndryshme në Shqipëri.
Siç është praktika standarde diplomatike, unë do të marr pjesë në takime të shumta me udhëheqësit e ndryshëm politikë që ju keni zgjedhur, si dhe me zyrtarët tuaj të qeverisë, udhëheqësit ushtarakë, udhëheqësit e bizneseve, drejtuesit ligjorë dhe udhëheqës të tjerë.
Diplomati identifikon tri fusha kryesore ku synon të përqendrojë bashkëpunimin gjatë mandatit të tij: forcimin e mbrojtjes, rritjen e prosperitetit ekonomik dhe garantimin e sigurisë.
E para është rritja më e fortë. Ne rritemi më fort ndërsa ndërtojmë aftësi të vërteta mbrojtëse dhe mbajmë peshën tonë të drejtë si aleatë.
E dyta është rritja drejt më shumë prosperitetit. Ne do të gjejmë mënyra për të rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë me përfitim të ndërsjellë për amerikanët dhe shqiptarët.
E treta është rritja e sigurisë. Ne do të punojmë së bashku kundër krimit transnacional dhe për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta.
Gjithashtu, thekson rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët amerikanë dhe shqiptarë, me synimin për të identifikuar mënyra të reja bashkëpunimi.
Së bashku do të diskutojmë si mënyrat e vjetra ashtu edhe mënyrat e reja e krijuese se si mund të punojmë së bashku në mënyrë efektive në të ardhmen.
Ambasadori shpreh vlerësimin për historinë dhe mikpritjen shqiptare, duke nënvizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ndërsa kryejmë këtë vlerësim gjatë muajve të ardhshëm dhe zhvillojmë këtë rrugë më të fortë, më të begatë dhe më të sigurt përpara, unë gjithashtu pres me padurim të mësoj më shumë rreth popullit të Shqipërisë, më shumë rreth historisë suaj krenare dhe të përjetoj edhe një herë personalisht mikpritjen tuaj legjendare.
Në të vërtetë ndihem i nderuar dhe i bekuar që mund të shërbej në Shqipëri si Ambasador i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ndajnë një histori të fuqishme, miqësi dhe respekt të thellë të ndërsjellë. Së bashku, mund t’i realizojmë gjërat realisht. Ne ecim së bashku. Shkojmë së bashku.