Këngëtari dhe artisti i mirënjohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet Gjebrea duke hyrë i vetëm në ambjentet e brendshme të SPAK.
Arsyeja e thirrjes për Gjebrean ende nuk është bërë e ditur.
© SYRI.net