Marcus Rashford nuk ka asnjë dyshim për potencialin e jashtëzakonshëm të Lamine Yamal. Sulmuesi anglez, i cili është rikthyer te Manchester United pas përfundimit të huazimit te Barcelona, ka bërë një vlerësim shumë të veçantë për talentin e 19-vjeçarit spanjoll, duke e konsideruar futbollistin më të afërt me Lionel Messin që ka parë ndër vite.
Gjatë një takimi me tifozët e Manchester United në Ambassadors' Lounge të “Old Trafford”, përpara ndeshjes kundër Romës, Rashford ka zbuluar edhe një bisedë personale që ka zhvilluar me Yamal-in përpara largimit të tij nga Barcelona.
“Para se të largohesha nga Barcelona, i thashë Lamine Yamal-it se kisha luajtur me disa futbollistë me talent të jashtëzakonshëm, por ai qëndron mbi të gjithë. Nuk kam parë kurrë një lojtar në atë moshë me kaq shumë talent. Është futbollisti më i afërt me nivelin e Messit që mund të kemi parë ndër vite. Besoj shumë te talenti i këtij djali. Nëse fiton shtatë Topa të Artë, nuk do të habitem”, u shpreh sulmuesi anglez.
Rashford kujtoi gjithashtu se Yamal ka përfunduar në vendin e dytë, të tretë dhe të tetë në garën për Topin e Artë, pavarësisht moshës së tij të re.
Megjithatë, anglezi bëri kujdes të veçonte madhështinë e Messit, duke theksuar se është pothuajse e pamundur që futbolli të prodhojë një tjetër gjeni të tillë.
“Messi është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ndoshta nuk do të shohim kurrë gjatë jetës sonë një lojtar tjetër me gjenialitetin e tij të plotë”, deklaroi Rashford.
Sulmuesi foli edhe për Topin e Artë të këtij viti, duke vlerësuar se Harry Kane e meritonte çmimin falë numrit të jashtëzakonshëm të golave dhe asistimeve. Ai zbuloi se i kishte dërguar edhe një mesazh sulmuesit anglez për t'i shprehur vlerësimin.
Në fund, Rashford shpjegoi edhe arsyen pse zgjodhi të rikthehej te Manchester United pas eksperiencës në Spanjë. Pas periudhës së kaluar te Aston Villa, ai kishte vendosur se nuk dëshironte të luante më kundër Unitedit çdo sezon dhe i kishte kërkuar agjentit që, nëse nuk do të rikthehej në “Old Trafford”, ta transferonte jashtë Anglisë dhe jo në një tjetër klub të Premier League-s.
© SYRI.net
Tuchel publikon listën e Anglisë për Nations League, Palmer lihet sërish jashtë, grumbullohen vëllezërit Bellingham
Fundjavë e zjarrtë në futbollin elitar europian, Atletico-Barcelona në qendër të vëmendjes, por jo vetëm
Preshevë, nisin punimet për ndërtimin e fushës së re të futbollit, FSHF fton donatorët të bëhen pjesë e projektitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: