​Infantino do ketë rival nga Japonia në garën për kreun e FIFA-s

6 Nëntor 2026 | 11:56

Kozo Tashima, president nderi i Federatës së Futbollit të Japonisë, ka njoftuar se do të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet që do të mbahen në marsin e ardhshëm.

Tashima e ka konfirmuar kandidaturën e tij të enjten për mediumin japonez “Sports Nippon”, duke bërë të ditur se e ka mbështetjen e plotë të Federatës së Futbollit të Japonisë.

Kandidatura e tij vjen në kohën kur presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, synon të rizgjidhet në këtë post.

Infantino është përballur me kritika pas përpjekjes së dështuar në korrik për të përfshirë investitorë privatë në një subjekt të ri komercial të FIFA-s, i cili do të administronte të drejta që lidhen me gara të ndryshme, përfshirë Kupën e Botës.

Tashima ka thënë se kandidatura e tij nuk ka të bëjë vetëm me fitoren e zgjedhjeve, por me promovimin e vlerave që, sipas tij, e karakterizojnë futbollin japonez.

“Jam mirënjohës që mund ta bëj këtë njoftim me mbështetjen e plotë të JFA-së. Nuk bëhet fjalë për fitore apo humbje, por për t’i përcjellë botës qëndrimin e ndershëm, të shëndoshë dhe të drejtë që futbolli japonez e ka ndërtuar. Këto janë vlerat për të cilat FIFA ka nevojë tani dhe të cilat ne i kemi mbrojtur. Kam vendosur të kandidoj për t’ia përcjellë këtë mesazh botës”, ka thënë ai.

Zgjedhjet e ardhshme për presidentin e FIFA-s pritet të mbahen në mars, ku Tashima synon t’i bëjë konkurrencë Infantinos për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Do të të godas me grusht”, Spalletti shpërthen ndaj lojtarit të Juventusit gjatë ndeshjes

Luciano Spalletti ka humbur durimin me mbrojtësin kolumbian Juan Cabal gjatë minutave të fundit të përballjes së Juventusit me AZ Alkmaar, në Ligën e Evropës....
09:20 | 06/11/2026

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, Craiova triumfon 2-0

Egnatia pëson humbjen e parë në fazën e ligës së Conference League. Universitatea Craiova triumfon me rezultatin 2-0 ndaj kampionëve të Shqipërisë, falë golave të...
08:01 | 06/11/2026

Zgjati kontratën me Bayern, Kane: Duam të dominojmë në Gjermani, por të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve

Harry Kane ka zgjatur kontratën e tij me Bayern Munich deri në vitin 2029, një javë pasi fitoi Topin e Artë. Kampioni gjerman njoftoi marrëveshjen...
17:55 | 05/11/2026