E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Vendi

E rëndë në Vlorë, humb jetën elektricisti 45-vjeçar, dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike

VLORË – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, ku ka humbur jetën një elektricist.

Viktima është identifikuar si A. P., rreth 45 vjeç, i cili ishte pjesë e grupit të punës të Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Sipas informacioneve paraprake, elektricisti dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që po kryente detyrën, duke humbur jetën në vendngjarje.

Grupi i punës kishte nisur ndërhyrjen që në orët e para të mëngjesit, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta.

Reklamë

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me grupin hetimor dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 45-vjeçarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.