Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin italian Giovanni Telesco, administrator i shoqërisë “Euro Beton 2005” sh.p.k., të akuzuar për mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Në kuadër të hetimit janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se Telesco, përmes kompanisë “Euro Beton 2005”, përfitonte lëndë të para nga subjekte të ndryshme ekonomike, duke u premtuar pagesa ose apartamente, por më pas mohonte furnizimet dhe detyrimet financiare.
Lëndët e para të përfituara përdoreshin për prodhimin dhe shitjen e betonit. Sipas hetimeve, furnizimet e pafiskalizuara dhe shitja e produktit dyshohet se shërbenin për fshehjen e të ardhurave dhe ligjërimin e përfitimeve të paligjshme.
Në kuadër të procedimit penal, është vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë, me vlerë të përgjithshme rreth 10 milionë euro.
Konkretisht janë sekuestruar pasuritë:
-Tokë arë, me sipërfaqe 560 m²;
-Pallat, me sipërfaqe 2780 m², si dhe 914 m² ndërtim;
-Tokë arë me sipërfaqe 1580 m²;
-Tokë arë me sipërfaqe 310 m²;
-Njësi, me sipërfaqe 71.5 m²;
-Tokë arë me sipërfaqe 63 m², në bashkëpronësi të shoqërisë “EURO BETON 2005” sh.p.k.
-Njësi, me sipërfaqe 61.6 m², vol. 30, fq. 52, ZK 8160;
-Njësi, me sipërfaqe 138.84 m², vol. 19, fq. 235, ZK 8180.
Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme në pronësi të subjektit nën hetim, ne total 25 automjete të tipit betonierë, pombë betoni, transport e pompa betoni.
LEXO EDHE:














