Copernicus: Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori
Viti 2026 pritet të renditet si viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ndërsa fenomeni klimatik El Ninjo po përforcon ngrohjen globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. Paralajmërimi vjen nga Shërbimi i Bashkimit Evropian për Ndryshimet Klimatike, Copernicus.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, ekziston një mundësi prej 20% që temperaturat globale gjatë vitit 2026 të barazojnë ose të tejkalojnë rekordin e vitit 2024, i cili mbetet viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani.
Copernicus vlerëson se temperaturat mesatare globale për vitin 2026 do të jenë pothuajse me siguri mbi pragun prej 1.5 gradë Celsius krahasuar me nivelet paraindustriale. Edhe mesatarja e periudhës 2023-2026 pritet të kalojë këtë kufi, i cili është përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit për klimën.
Një tjetër tregues shqetësues është tetori, i cili sipas monitoruesit evropian rezultoi muaji më i nxehtë i këtij lloji i regjistruar ndonjëherë. Temperatura mesatare globale e ajrit arriti në 1.75 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, të llogaritura për periudhën 1850-1900.
Ky ishte gjithashtu muaji i tretë radhazi që temperaturat globale regjistruan vlera mbi pragun prej 1.5 gradë Celsius.
Samantha Burgess, drejtuese për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit, deklaroi se gjatë tetorit vijoi tendenca e ngrohjes globale, me temperatura rekord si në atmosferë, ashtu edhe në oqeane.
Ajo theksoi se fenomeni El Ninjo, i cili po zhvillohet me intensitet të lartë, po shton ndikimin e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.
Paralajmërimi i Copernicus vjen në prag të samitit ndërkombëtar COP31 të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ku përfaqësues nga vende të ndryshme të botës pritet të mblidhen në Turqi për të diskutuar masat kundër krizës klimatike.
Shkon në 7 numri i viktimave nga orteku në Himalaje, vijojnë kërkimet për një person të zhdukur
Vala e alarmeve me bombë vijon në Evropë, devijohet avioni Pragë-Romë, nën vëzhgim fluturimi drejt Lisbonës
Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet
- 12:53 Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre
- 12:52 Shkon në 7 numri i viktimave nga orteku në Himalaje, vijojnë kërkimet për një person të zhdukur
- 12:44 Mbrojtja e rrjetit publik të ujit, AKUK kontrolle lavazheve për lidhjet e paligjshme me rrjetin e ujit
- 12:40 Hita në DVP Lezhë: Informacioni policor parandaloi dy ngjarje kriminale, siguria në shkolla kërkon vëmendje të shtuar
- 12:30 Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë
- 12:12 Vala e alarmeve me bombë vijon në Evropë, devijohet avioni Pragë-Romë, nën vëzhgim fluturimi drejt Lisbonës