Ardit Gjebrea del nga SPAK pas dy orësh (VIDEO)

Ditën e sotme, pas më shumë se dy orësh e gjysmë në Prokurorinë e Posaçme, producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea, ka dhënë një prononcim për mediat, duke sqaruar se është pyetur në cilësinë e dëshmitarit dhe jo si person nën hetim.

Gjebrea u shpreh se nuk mund të japë më shumë detaje për çështjen, pasi ajo është sekret hetimor, ndërsa theksoi se ka respektuar institucionin dhe gazetarët që e prisnin jashtë.

Të lidhura

None found

“Isha në cilësinë e dëshmitarit, për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, sepse duhet të respektoj institucionin, por po ju respektoj edhe juve. Mund të kisha ikur, por nuk e bëj dot. Jam si person në dijeni”, tha ai.

I pyetur edhe për raportin e tij me personat që lidhen me çështjen, Gjebrea e përshkroi takimin si miqësor, duke përmendur edhe ftesat reciproke në emisionin e tij dhe në aktivitete të tjera.

“Ishin miqësorë. Edhe unë e ftova në programin tim. Meqenëse ‘E diela shqiptare’ ka një rubrikë njerëzore, pse jo. Më ftuan, i ftova. U solla pak si amator”, u shpreh Gjebrea, duke e shoqëruar deklaratën me të qeshur.

Gjebrea është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj”, ku ka dhënë shpjegime lidhur me financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka marrë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit “Kënga Magjike”.

Burime bëjnë me dije se pyetjet ndaj producentit, janë përqendruar te pagesat e përfituara nga institucioni i drejtuar në atë kohë nga Erion Veliaj.

Referuar të dhënave të platformës “Open Spending Data”, e cila pasqyron pagesat e kryera përmes Thesarit, rezulton se kompania “Jon Music” ka përfituar gjashtë pagesa nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Erion Veliaj.

Gjebrea është pyetur për këto financime dhe rrethanat e përfitimit të tyre, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për çështjen që lidhet me ish-kryebashkiakun e Tiranës.

 


Shtuar më 6.11.2026 13:11

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş