Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Kocul, në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që ishte duke punuar në një nënstacion elektrik.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45. Policia e Vlorës thekson se 50-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij rasti tragjik.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:45, në fshatin Kocul, shtetasi A. P., rreth 50 vjeç, punonjës i OShEE-së, gjatë punës te nënstacioni elektrik, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.











