Ekspozita për Kadarenë sjell në Prishtinë lidhjen e shkrimtarit me Kosovën

6 Nëntor 2026 | 14:36

Ekspozita është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë. Në ceremoninë e hapjes, zëvendësministrja e parë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, vlerësoi rolin e shkrimtarit në mbështetjen e çështjes së Kosovës.

“Për ne në Kosovë, Kadareja ishte më shumë se një shkrimtar i madh. Ai vuri autoritetin dhe famën e tij në funksion të çlirimit të Kosovës dhe ndaljes së politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve. Veprat e tij na shoqëruan në vite të vështira dhe na kujtuan se fjala mund të jetë rezistencë, kujtesë dhe shpresë”, tha Nora Arapi-Krasniqi,  Zëvendësministre e Kulturës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, theksoi se Kadare arriti të përfaqësojë letërsinë shqipe në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur një lidhje të fortë me rrënjët dhe identitetin shqiptar.

“Përmes fuqisë së fjalës, ai e bëri gjuhën shqipe pjesë të letërsisë së madhe botërore dhe përvojën historike të shqiptarëve pjesë të kujtesës universale. Ai i dha letërsisë sonë një jehonë ndërkombëtare të jashtëzakonshme, duke mbetur thellësisht i lidhur me rrënjët, identitetin dhe historinë tonë”, theksoi Petrit Malaj, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë

Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, vlerësoi krijimtarinë e Kadaresë, duke e cilësuar pjesë të kategorisë së rrallë të shkrimtarëve që ndërtojnë një univers të tërë letrar përmes veprës së tyre.

Ekspozita sjell dokumente dhe materiale që pasqyrojnë krijimtarinë e Ismail Kadaresë, lidhjen e tij me Kosovën dhe angazhimin intelektual në periudha të rëndësishme të historisë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1 në 4 adoleshentë nuk kryejnë aktivitet fizik asnjë ditë të javës

Adoleshentët, kryesisht vajzat, nuk kryejnë fare aktivitet fizik gjatë ditës . Të dhënat e një studimi global të publikuar në revistën shkencore “The Lancet Global...
14:31 | 06/11/2026

Dhoma gjermane kundërshton taksat e reja, frenojnë investimet dhe dobësojnë konkurrencën

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri , ngre shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mund të dëmtojë investimet...
14:23 | 06/11/2026

Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur dënimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Apeli ka vendosur ta dënojë Beqarajn...
13:55 | 06/11/2026