Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 14:02, në lagjen “Drita”, në qytetin e Mamurrasit, dyshohet se si pasojë e një defekti në sistemin elektrik, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale, në pronësi të shtetasit A. D., 66 vjeç, banues në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
© SYRI.net
Arrestohet në Athinë shqiptari i dënuar për vrasjen me sëpatë të ish-partneres dhe të dashurit të saj! Si ndodhi krimi
61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen
SYRI TV/ Prokuroria mbyll hetimet për administratorin e Eurobeton, italiani akuzohet për mashtrim e pastrim parash