Tesla do të ndërpresë gradualisht prodhimin e automjeteve të saj Cybertruck në fabrikën në Teksas vitin e ardhshëm, bën të ditur Elon Musk. Ai nuk specifikoi nëse plani është që prodhimi të ndalet plotësisht apo të zhvendoset diku tjetër, por theksoi se vendimi është marrë për të "krijuar hapësirë" për ndërtimin e më shumë automjeteve autonome Cybercab. Megjithatë, krye-inxhinieri i projektit, Ëes Morrill, la të kuptohet se prodhimi i automjetit po merr fund, duke shkruar në platformën X: "Cybertruck ishte një platformë e jashtëzakonshme për zhvillimin e teknologjisë dhe vazhdon të jetojë përmes Cybercab."