Viti 2026, më shumë gjasa do të bëhet viti i dytë më i nxehtë në histori, teksa fenomeni klimatik El Ninjo po përshpejton ngrohjen globale, të nxitur nga njeriu, tha monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian. Ky vit ka “20 për qind shans të tentojë apo të tejkalojë” vitin 2024, që është aktualisht viti me temperaturat më të larta të regjistruara deri më tani, tha Shërbimi për Ndryshimin e Klimës, Copernicus. Temperaturat globale këtë vit “me shumë siguri” do të tejkalojnë pragun prej 1.5 gradësh Celsius të niveleve paraindustriale, tha shërbimi.