I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV, me moderatoren Sibora Bitri, ishte deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni.
Gjatë intervistës, Gjoni deklaroi se çështja e Ergys Agasit dhe drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nuk lidhet thjesht me marrëdhëniet personale mes tyre, por përfshin interesa të krimit të organizuar dhe rrjeteve ndërkombëtare.
Deputeti demokrat akuzoi Hysenin për tejkalim të kompetencave ligjore dhe kërkoi që SPAK të hetojë lidhjet dhe mekanizmat që qëndrojnë pas kësaj çështjeje.
Gjoni drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si personin që dirigjon pjesën më të madhe të këtyre zhvillimeve.
Kritika pati edhe për raportin e Komisionit Europian, i cili ka lënë jashtë vëmendjes çështje të rëndësishme si ajo e SHISH-it, dosja e Belinda Ballukut dhe skandali i AKSHI-t.
Ai pretendoi se ndërhyrjet dhe presioni i kryeministrit kanë ndikuar në mënyrën se si janë trajtuar këto çështje në raport, duke theksuar se në momentin kur preket drejtpërdrejt qeveria, raporti zbut qëndrimin ndaj problematikave që kanë tronditur shtetin shqiptar.
Pjesë nga intervista:
Është e vërtetë që juve keni transmetuar si televizion, por edhe në sajë të përgjimeve, të cilat tanimë janë bërë pjesërisht publike. Pjesa tjetër akoma nuk është bërë publike për shkak të sekretit hetimor. Rezulton që çështja dhe marrëdhënia midis Agasit dhe Vlora Hysenit nuk është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet e tyre personale, por kalon çdo kufi tjetër dhe, në këtë fakt, ka një përfshirje të krimit të organizuar dhe të rrjeteve ndërkombëtare, të cilat kanë interesa ekonomike, por edhe interesa të tjera në raport me Shqipërinë.
Fakti që shefja e SHIK-ut, Shërbimit Informativ Kombëtar, në rastin konkret shtetëror, ka kaluar tej masave, jashtë kompetencave të saj ligjore, të cilat janë përcaktuar në ligjin organik në lidhje me funksionimin e Shërbimit Informativ, rezulton që ka pasur disa lidhje, të cilat janë lidhje okulte, dhe lidhje të cilat janë në detyrë të SPAK-ut në rastin konkret, por edhe të një komisioni hetimor nga ana e Partisë Demokratike, për të nxjerrë të gjithë panoramën e zhvillimeve, të cilat ku të çojnë këto marrëdhënie, çfarë mekanizmash ka, cilët kanë qenë përfitimet, prefekt të kujt janë realizuar. Dhe dihet që mekanizmi kryesor dhe njeriu i cili dirigjon pjesën më të madhe të këtyre është Edi Rama, i cili është kryetari i organizatës kriminale në rastin konkret në Shqipëri.
Për mua, në pikëpamjen time, është e pavend që Komisioni Europian të trajtojë çështje të një natyre të tillë. Të gjitha anët dhe raporti, me gjithë dritëhijet e veta, nuk përmend rastin e zonjës Vlora Hyseni dhe faktin, veprimtarinë kriminale e cila ka ndodhur në SHISH, e cila ka një peshë specifike shumë të madhe, për vetë faktin që është institucion i sigurisë kombëtare.
Në çështjet në hetim është edhe çështja e Ballukut, janë dhe çështje të tjera. Te Balluku nuk përmendet emri, vetëm thjesht një deputete. Domethënë, këto janë në sajë të ndërhyrjes që kryeministri ka ushtruar, presion ndaj personave të cilët po përpilonin aktin e Komisionit Europian, dhe dihet marrëdhënia e Marta Kos me kryeministrin e Shqipërisë. Pa dyshim, ndërhyrja ka qenë shumë e madhe. Dhe elementi tjetër ka qenë dhe çështja e AKSHI-t, se në gjithë zanafillën e vet, AKSHI është konsideruar si një çështje kriminale, dhe një çështje që lidhet me drejtorin, dhe një institucion i sigurisë së veçantë, në rastin konkret, sepse ka të dhënat e qytetarëve shqiptarë, por është dhe një institucion i cili është kundër sulmeve kibernetike.
Dhe, në rastin konkret, nuk është cilësuar si organizatë kriminale, e cila është kompetencë dhe emërim i kryeministrit, çka tregon se në pikat ku shteti dhe kryeministri preken, ka një lloj zbutjeje të raportit dhe marrëdhënieve që shfaqen në raport me këto vepra penale, të cilat kanë tronditur sot shtetin shqiptar.
© SYRI.net
Jurgen Spaho: GRUD në vijën e parë përkrah studentëve në protestë, të rinjtë demokratë gati për qëndresë
Bylykbashi: PS po shmang OSBE/ODIHR, reforma zgjedhore duhet të garantojë ndarjen e shtetit nga partia në pushtet
SYRI TV/ Trafiku i armëve - Nufi justifikon 40 mln € për Ron Yeffet, akuzon mediat...