Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës solli mbrëmjen e kaluae premierën e komedisë “Grepi i artë”, një vepër e autorit Bashkim Hoxha, me regji të Najada Elmazit. E frymëzuar nga realiteti shqiptar, përmes humorit, dashurisë dhe intrigave, shfaqja vë në lojë marrëdhëniet njerëzore, ambicien për pushtet dhe përpjekjet për të ruajtur imazhin publik. Dyshimet për tradhti, përgjimet, kamerat e fshehta dhe sekretet personale ndërtojnë një rrjet situatash komike, ku askush nuk është aq i pafajshëm sa duket.