I akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vitesh, policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të lokalizuar Adnon Jasharin, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, e cila u vra me 18 maj të vitit 2011.
“Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të na njoftojë përmes adresës elektronike [email protected] ose duke u paraqitur direkt në stacionin më të afërt”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Kërkesës i janë bashkëngjitur edhe dy fotografi të të akuzuarit. Prokuroria Themelore në Prishtinë këtë javë ka njoftuar se ngritur aktakuzë për gjykim në mungesë ndaj ish-partnerit të tashmë të ndjerës, Diana Kastrati.
Aktakuza është ngritur më 22 tetor të këtij viti. Aktakuza në mungesë është ngritur për shkak se siç është raportuar edhe më herët, i akuzuari ndodhej në Spanjë dhe autoritetet kosovare kishin hasur në pengesa për ekstradimin e tij, pasi Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Sipas aktakuzës A.J. më 18.05.2011 e kishte privuar nga jeta Dianën në mes të rrugës duke e goditur me armë në qafë, në udhëkryqin e rrugëve “Haxhi Zeka” dhe “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Viktima jeton te prindërit e saj pas prishjes së raportove me A.J. me të cilin kishin një fëmijë të përbashkët, pasi aktakuza specifikon se në dy vjetët e fundit të bashkëjetesës, Diana kishte raportuar te organet kompetente se kishte përjetuar maltretim fizik e psikik nga ish-partneri i saj.
Pas zhvendosjes tek shtëpia e prindërve të saj, më 26 prill të atij viti, për shkak të kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës, Diana iu drejtua Gjykatës Komunale në Prishtinë, duke kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente. Sipas ligjit, gjykata duhej të vendoste për kërkesën brenda 24 orëve. Por, kërkesa nuk mori përgjigje. Pas 22 ditësh, Diana u vra.
Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 22-vjeçari
Djali i Afrim Bunjakut dhe i Enver Zymerit diplomohen në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës: 13 mijë e 195 viktima të verifikuara
- 19:43 Sulmet kibernetike dhe alarmet për bomba, Meloni: Infrastruktura që u shërben qytetarëve po vihet në shënjestër
- 19:42 Arabia Saudite ekzekuton pesë shtetas të huaj për trafik droge, 205 ekzekutime që prej fillimit të vitit
- 19:29 Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 22-vjeçari
- 19:14 Bicaj komenton listën e Maran: E çuditshme mungesa e Anis Mehmetit, ndeshja me Finlandën vendimtare
- 19:06 Dedic i Newcastle ndalohet nga policia, u kap me një hark dhe me shigjeta
- 18:51 Këshilli i Sigurisë: Rusia duhet ta zgjerojë përgjigjen e saj ndaj satelitëve Starlink