Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro të familjes Gjolena

    Ministrja Ibrahimaj: Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë për litër nga janari 2027

    Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të mëdha bimësh medicinale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro të familjes Gjolena
    Aktualitet

    SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro të familjes Gjolena

    November 6, 2026

    Pasuritë në Tiranë dhe Durrës dyshohet se janë krijuar me të ardhura të pajustifikuara. Hetimi pasuror lidhet me laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, ku në vitin 2022 u sekuestruan 485.5 kilogramë drogë të ardhur nga Kolumbia.

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet pasurore ndaj Nikolin dhe Klevent Gjolenës, duke kërkuar konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme, me vlerë aktuale tregu mbi 2 milionë euro.

    Kërkesa për konfiskim, pjesë e procedimit pasuror nr. 5 të vitit 2025, është depozituar më 6 nëntor 2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Në këtë proces përfshihen dy vëllezërit Gjolena, si dhe gjashtë persona të tjerë të lidhur me ta.

    Sipas hetimeve të SPAK, pasuritë dyshohet se janë krijuar me burime financiare të paligjshme, pasi personat nën hetim nuk kanë arritur të justifikojnë origjinën e të ardhurave të përdorura për blerjen e tyre.

    Në kuadër të hetimit financiar, përmes ekspertimit kontabël janë identifikuar pesë transferta monetare në vlerën 42.942 dollarë dhe 404.733 euro. Transfertat janë kryer në emër të familjarëve të personave nën hetim, ndërsa fondet dyshohet se kanë ardhur nga vende të Amerikës Qendrore dhe rajonit të Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale.

    Në listën e pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi përfshihen tre apartamente dhe dy garazhe në Tiranë, si dhe tre njësi tregtare dhe tetë apartamente në zonën e Plazhit në Durrës.

    Vlera e këtyre pasurive në momentin e lidhjes së kontratave llogaritet rreth 1 milion euro, ndërsa sipas çmimeve aktuale të tregut ajo tejkalon 2 milionë euro.

    Hetimi lidhet me kokainën e sekuestruar në Frakull

    Procedimi pasuror ka si bazë hetimet penale për trafikimin e 485.5 kilogramëve kokainë, të zbuluara dhe sekuestruara më 24 nëntor 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.

    Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial, e cila kishte mbërritur në Shqipëri nga Kolumbia. Zbulimi i sasisë së madhe të kokainës çoi në hetime të gjera për aktivitetin e organizatës kriminale dhe personat e përfshirë në të.

    Nikolin Gjolena është dënuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Me vendimin e 26 qershorit 2024, ai u shpall fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij dhe u dënua përfundimisht me 11 vite e 4 muaj burgim. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 30 dhjetor 2024.

    Tashmë, SPAK kërkon që pasuritë e dyshuara si të krijuara nga burime të paligjshme t’i nënshtrohen konfiskimit, në një proces të veçantë pasuror.

    Gjolena spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro të familjes Gjolena

    November 6, 2026

    Ministrja Ibrahimaj: Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë për litër nga janari 2027

    November 6, 2026

    Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të mëdha bimësh medicinale

    November 6, 2026

    Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

    November 6, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.