Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

6 Nëntor 2026 | 16:21

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të premte Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.   Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor

Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air ka dalë me një reagim ku...
15:58 | 06/11/2026

Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj publikon video me AI: Më persekutojnë

Kryebashkiaku i Tirnaës, Erion Veliaj këtë të premte ka shpërndarë në rrjetin e tij social “FacebooK’ një video me inteligjencë artificiale. Në vide, Veliaj shprehet...
15:44 | 06/11/2026

SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet dhe i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme kërkesën për gjykimin e 8...
15:18 | 06/11/2026