Arrestohet në Greqi shqiptari i dyshuar për vrasjen me sëpatë të çiftit në vitin 2020, u kap me pistoletë dhe granata
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, i dyshuar për një vrasje të dyfishtë të kryer më shumë se gjashtë vite më parë në një banesë pushimi pranë Loutrakit, në jug të Greqisë.
Sipas policisë greke, shqiptari u vu në pranga të enjten në zonën Kato Patissia, gjatë një operacioni ku morën pjesë edhe forcat e antiterrorit.
Gjatë ndërhyrjes, 43-vjeçari tentoi t’i rezistonte arrestimit, por u neutralizua nga efektivët. Në apartamentin ku fshihej iu gjetën një pistoletë dhe dy granata dore. Në pranga u vu edhe një grua 41-vjeçare, e dyshuar se e kishte ndihmuar duke i siguruar strehim.
Sipas hetimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e 11 tetorit 2020. I dyshuari dyshohet se kishte hyrë me forcë në një banesë të vogël pushimi pranë plazhit Flambouro, në zonën e Loutrakit, ku jetonte ish-partnerja e tij ukrainase.
Aty ai dyshohet se ka vrarë me sëpatë ish-partneren dhe të dashurin e saj grek.
Pas krimit, shqiptari dyshohet se ka marrë para dhe bizhuteri nga viktimat, ndërsa është larguar me automjetin e gruas. Më pas, ai e ka djegur makinën në një zonë të izoluar rurale, në përpjekje për të zhdukur gjurmët.
Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë njoftuar homologët grekë se 43-vjeçari ishte gjithashtu në kërkim ndërkombëtar në Shqipëri, për një çështje të dyshuar të tentativës për grabitje me armë.
Policia greke bën me dije se gjatë periudhës që qëndronte në arrati, ai përdorte një leje qëndrimi të falsifikuar. Gjithashtu, në të kaluarën ishte përfshirë në hetime për vepra të dyshuara penale që lidhen me drogën, armëmbajtjen, lojërat e fatit dhe shkeljet e qarkullimit rrugor.
I akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vitesh, policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin
BE-ja dhe Mali i Zi mbyllin negociatat për lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë ushqimore
Ndryshimi i pushtetit në Serbi, një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?
- 16:21 Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
- 16:15 I akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vitesh, policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin
- 16:13 BE-ja dhe Mali i Zi mbyllin negociatat për lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë ushqimore
- 15:58 Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor
- 15:54 Mbreti belg refuzon dorëheqjen e kryeministrit Bart De Wever, i kërkon të rifillojnë bisedimet për buxhetin
- 15:44 Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj publikon video me AI: Më persekutojnë