Të dhënat e përditësuara për viktimat e luftës në Kosovë pritet të bëhen publike në fund të janarit 2027, njoftoi kryeministri Albin Kurti.
Gjatë një vizite në Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ku u takua me drejtorin Atdhe Hetemi, Kurti tha se databaza plotësohet çdo ditë. Ai kujtoi se në fund të korrikut u publikua lista paraprake e viktimave të vrara gjatë luftës, me 13195 persona të verifikuar për periudhën 1998-2000. Rezultatet e përditësimit të radhës, sipas tij, do të publikohen gjashtë muaj më vonë, në fund të janarit 2027.
Të lidhura
None found
Në këtë vizitë, Kurti mori edhe raportin vjetor të punës së institutit. Ai tha se kjo është hera e tretë që drejtori Hetemi ia dorëzon raportin dhe se arritjet e paraqitura në të dëshmojnë nevojën për këtë institut. Sipas Kurtit, me të bashkëpunojnë ngushtë organizata të ndryshme, institucionet, komunat e Kosovës, qytetarët e Republikës dhe të tjerë përtej tyre.
Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë shënon sivjet tre vjet nga themelimi.





