Në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF32), u zhvillua konferenca njëditore “INVEST & COMPLY IN ALBANIA - Inspektimi në shërbim të biznesit dhe investimeve”, me pjesëmarrjen e inspektorateve kryesore dhe përfaqësuesve të biznesit. Aktiviteti, në të cilin mori pjesë edhe Kryeministri Rama, si dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj kishte si qëllim informimin e bizneseve të huaja dhe investitorëve potencialë mbi kuadrin ligjor, detyrimet, standardet dhe procedurat e inspektimit që duhen njohur për të zhvilluar aktivitetin e tyre në Shqipëri. Konferenca u zhvillua në tre panele tematike, me fokus sigurinë ushqimore, mjedisin & klimën, si dhe marrëdhëniet e punës.