Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Së shpejti”/ Big Brother VIP Albania ndez kuriozitetin, publikohet promoja e edicionit të gjashtë

    Trump paralajmëron Kongresin: Nëse nuk ka bashkëpunim mes palëve, do të përdor veton

    EMRI+FOTO/ Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar për vra*jen e dyfishtë në Korinth, dyshohet si vra*ës me pagesë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trump paralajmëron Kongresin: Nëse nuk ka bashkëpunim mes palëve, do të përdor veton
    Botë

    Trump paralajmëron Kongresin: Nëse nuk ka bashkëpunim mes palëve, do të përdor veton

    November 6, 2026
    Nga hetimet për familjen Trump te një tjetër shkarkim i mundshëm, çfarë pritet të bëjnë demokratët pas marrjes së kontrollit të Kongresit

    Presidenti amerikan kërcënon me veto ndaj ligjeve nëse republikanët dhe demokratët nuk arrijnë marrëveshje. Deklarata vjen pas zgjedhjeve të mesmandatit, të cilat kanë ndryshuar balancat politike në Kongresin amerikan.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të përdorë të drejtën e vetos nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë të bashkëpunojnë për miratimin e nismave në Kongres.

    Përmes një deklarate, Trump u bëri thirrje të dyja palëve të punojnë së bashku, duke lënë të qartë se në të kundërtën do të bllokojë ligjet që nuk do të kenë mbështetjen e tij.

    “Demokratët dhe republikanët mund të jenë shumë produktivë nëse punojnë së bashku. Por, nëse nuk ndodh kjo, atëherë veprojmë kështu: VETO”, deklaroi presidenti amerikan.

    Paralajmërimi vjen pas zgjedhjeve të mesmandatit, ku demokratët kanë siguruar shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, duke ndryshuar ndjeshëm raportin e forcave politike në Uashington.

    Ky rezultat pritet t’ia vështirësojë administratës Trump miratimin e ligjeve dhe zbatimin e agjendës së saj politike, pasi shumica parlamentare tashmë kontrollohet nga opozita.

    Megjithatë, presidenti amerikan ka të drejtën kushtetuese të vetos për të kundërshtuar ligjet e miratuara nga Kongresi. Kjo e drejtë mund të tejkalohet vetëm nëse projektligji merr mbështetjen e dy të tretave të anëtarëve në të dyja dhomat.

    Sipas rezultateve të bëra publike, demokratët kanë siguruar 54 vende në Senat, përfshirë dy senatorë të pavarur që votojnë me ta, ndërsa republikanët kanë 44 vende.

    Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët numërojnë 253 vende, kundrejt 157 të republikanëve.

    Me këtë konfigurim të ri politik, përplasjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit pritet të jenë një nga sfidat kryesore të administratës Trump.

    Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Së shpejti”/ Big Brother VIP Albania ndez kuriozitetin, publikohet promoja e edicionit të gjashtë

    November 6, 2026

    Trump paralajmëron Kongresin: Nëse nuk ka bashkëpunim mes palëve, do të përdor veton

    November 6, 2026

    EMRI+FOTO/ Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar për vra*jen e dyfishtë në Korinth, dyshohet si vra*ës me pagesë

    November 6, 2026

    SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro të familjes Gjolena

    November 6, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.