VLORË/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht shtatë nxënëse, arrestohet mësuesi i edukimit fizik

VLORË/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht shtatë nxënëse, arrestohet mësuesi i edukimit fizik

14:49, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 35-vjeçar, mësues i edukimit fizik është arrestuar në Vlorë, pasi është kallëzuar në polici nga nxënëse të tij.

Sipas policisë, nxënëset, të moshave 14–17 vjeçe kanë kallëzuar se ai i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës

“Ndërkohë, në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco