Themeluesi i organizatës ruse “Shteti i Meshkujve”, Vladislav Pozdnyakov, ka mohuar çdo përfshirje në valën e kërcënimeve të rreme me bomba që kanë shkaktuar kaos në disa aeroporte të Evropës.
Sipas raporitmeve nga mediat e huaja, Pozdnyakov deklaroi se organizata është shpërbërë që prej vitit 2021 dhe se personat që përdorin emrin e saj për këto kërcënime veprojnë për interesat e tyre.
Kërcënimet kanë prekur aeroporte në qytete si Birmingham, Roma dhe Sofje, duke shkaktuar vonesa në fluturime dhe masa të shtuara sigurie. Autoritetet evropiane po i shqyrtojnë këto incidente në kuadër të një vale më të gjerë sulmesh hibride, për të cilat në disa raste është ngritur dyshimi për lidhje me Rusinë dhe Iranin.
