Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të protestojnë më 12 nëntor, duke nisur nga ora 11:00, para objektit të Toskanës në Prishtinë.
Sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, protesta lidhet me pakënaqësitë për pagat dhe me kërkesat që menaxhmenti nuk i ka përmbushur. Sindikata kërkon rritjen dhe nivelizimin e pagave, si edhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët.
Të lidhura
None found
Vendimi për protestë paqësore u mor unanimisht nga kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut në mbledhjen e 06.11.2026.
Në njoftimin e saj, Sindikata bëri të ditur se kërkesat e punëtorëve i ishin paraqitur Menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut më 19.10.2026, por nuk ishin shqyrtuar apo adresuar. Ajo theksoi se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Sindikata e Re – KEK u shpreh se mbetet e hapur për dialog në çdo kohë, ndërsa pret që kërkesat të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale, në interes të punëtorëve dhe të Korporatës Energjetike të Kosovës.





