Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas 6 vitesh në arrati, arrestohet në Athinë Nikolin Pali: Dy burgime të përjetshme për vr*sjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj

    Agasi synonte ambasadorin amerikan për të goditur prokurorin e SPAK? Plani me shefen e SHISH-it, pronaren e televizionit dhe kontaktin izraelit

    “Erdhi i shpërfytyruar nga ariu dhe qëlloi veten”, dëshmia e nënë e birit për vdekjen e 61-vjeçarit në Bulqizë, gjykata i lë në burg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pas 6 vitesh në arrati, arrestohet në Athinë Nikolin Pali: Dy burgime të përjetshme për vr*sjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj
    Aktualitet

    Pas 6 vitesh në arrati, arrestohet në Athinë Nikolin Pali: Dy burgime të përjetshme për vr*sjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj

    November 6, 2026

    Pas gjashtë vitesh në arrati, 43-vjeçari shqiptar Nikolin Pali është arrestuar në Athinë nga forcat speciale greke EKAM. Ai kërkohej për vrasjen e dyfishtë të ish-partneres së tij, një 43-vjeçareje ukrainase, dhe të një 42-vjeçari, të cilët u gjetën të vrarë në tetor të vitit 2020 në Korinth. Gjatë kësaj kohe, ai dyshohet se ka përdorur dokumente identiteti të falsifikuara për t’iu shmangur policisë.

    Arrestimi u krye në zonën e Patisionit, pas një operacioni të koordinuar dhe kontrollit të banesës ku ai qëndronte. Gjatë bastisjes, policia sekuestroi një pistoletë, dy granata dore, dy mekanizma ndezës, tri palë pranga dhe një leje qëndrimi të falsifikuar.

    Sipas autoriteteve greke, Pali rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, për akuzën e vjedhjes me armë në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Bashkë me të u arrestua edhe partnerja e tij 41-vjeçare, shqiptare, e dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.

    Policia greke po verifikon edhe informacione se 43-vjeçari mund të ishte duke përgatitur një tjetër sulm. Gjatë ndërhyrjes, ai nuk pati mundësi të përdorte armën apo granatat që iu gjetën në banesë.

    Ngjarja për të cilën Pali ishte dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme ndodhi në tetor të vitit 2020, në zonën e Flambouros, në Korinth. Viktimat ishin ish-partnerja e tij, 43 vjeçe, dhe një farmacist 42-vjeçar, që dyshohej se ishte në një lidhje me të.

    Sipas dosjes hetimore, Pali dyshohet se kishte hyrë në banesë duke përdorur një çelës rezervë, në një moment kur çifti po konsumonte verë në oborr. Ai i kishte sulmuar të dy me sëpatë. Gruaja mori disa goditje në kokë dhe një plagë fatale në arterien karotide, ndërsa 42-vjeçari u godit në kokë dhe në zemër.

    Pas krimit, autori dyshohet se u mori telefonat celularë viktimave dhe u zhduk. Për vite me radhë, autoritetet e kërkuan në Athinë, Mykonos dhe Shqipëri, por pa arritur ta lokalizonin.

    Sipas burimeve policore greke, gjatë periudhës në arrati ai jetonte i izoluar dhe largohej nga banesa vetëm për të kryer detyra të caktuara. Hetuesit dyshojnë se mund të ketë vepruar si vrasës me pagesë dhe po verifikojnë nëse ka lidhje me vrasje të tjera të ndodhura në Greqi gjatë viteve të fundit.

    arrati burgime dashurit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas 6 vitesh në arrati, arrestohet në Athinë Nikolin Pali: Dy burgime të përjetshme për vr*sjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj

    November 6, 2026

    Agasi synonte ambasadorin amerikan për të goditur prokurorin e SPAK? Plani me shefen e SHISH-it, pronaren e televizionit dhe kontaktin izraelit

    November 6, 2026

    “Erdhi i shpërfytyruar nga ariu dhe qëlloi veten”, dëshmia e nënë e birit për vdekjen e 61-vjeçarit në Bulqizë, gjykata i lë në burg

    November 6, 2026

    Tragjedi në Francë, autobusi me 49 persona del nga rruga: Dy viktima dhe 23 të plagosur

    November 6, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.