Lajmi i fundit

LIVE - SYRI DIGJITAL/ Kush po e pengon integrimin ne BE

Korreshi: Nuk kemi progres por regres raport, këtu kemi një shtet autokrat! Begaj i çon kafe qeverisë

18:33, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi thotë se qeveria e kryeministrit Rama e ka kthyer tashmë vendin në një shtet autokrat ku opozita nuk mund të ushtrojë të drejtat e saj kushtetuese.

“Është  një regres raport përsa i përket asaj që ndodh në Shqipëri pasi që në krye vënë në dukje që politika shqiptare dhe paralamentarizmi ka humbur kuptimin e tij pasi ka humbur kontrollin parlamentar mbi qecverisë si pasojë e mos lejimit të komisioneve hetimore, interpelancave. Pra ne nuk mund të bëjmë atë që na jep Kushtetuta e jo Rama e shoku Niko, hysmeqari i Torolantit” thotë Korreshi, në një intervistë me video për emisionin ‘Syri Digjital’ të gazetarit Bled Marku.

Jo vetëm kaq. Korreshi shprehet kritik dhe ndaj rolit të presidentit Bajram Begaj.

“Ju e keni parë që kryeministri dhe shoqja Balluku vijnë vetëm për të ngritur kartonin kur duhen 84. Arroganca e kartonave ka bërë që këtu të kemi një shtet autokrat, një shtet që Bajrom Begaj e ka kthyer në atë që çon kafe qeverisë, një përkthyes letrash”

Shikoni intervisten e plote

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco