Tifozët argjentinas mund të kenë ende arsye për të shpresuar për një rikthim të Lionel Messit në përfaqësuesen e Argjentinës.
Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, ka lënë të hapur mundësinë që kapiteni legjendar të ndryshojë vendim dhe të veshë sërish fanellën bardhekaltër.
Në një intervistë për “Los Edul”, kampioni i botës ka pranuar se ende nuk është mësuar me idenë e një Argjentine pa Messin.
“Ende nuk jam mësuar me largimin e Messit, njësoj siç ndodhi me ne pas fitimit të Kupës së Botës. Është e vështirë t’i përpunosh gjëra të tilla. Ende nuk e kuptojmë plotësisht se Leo nuk do të jetë më me ne”, u shpreh Mac Allister.
Megjithatë, mesfushori i Liverpoolit nuk beson se historia e yllit argjentinas me Kombëtaren ka përfunduar përfundimisht.
“E kuptoj gjithçka që u krijua rreth kësaj dhe vendimin e tij, por kam ndjesinë se ende ekziston një derë e vogël e hapur për një rikthim në një moment”, deklaroi ai.
Mac Allister theksoi se Messi ka dhënë gjithmonë gjithçka për fanellën e Argjentinës dhe ka bërë diferencën në fushë.
Ai kujtoi gjithashtu paraqitjet e jashtëzakonshme të kapitenit gjatë triumfit në Kupën e Botës, të cilat vazhdojnë të mahnitin edhe futbollistët e Liverpoolit.
“Kur flas me djemtë këtu te Liverpooli, ata më thonë: ‘Kupa e Botës që luajti Messi, thjesht nuk mund ta besoj’”, zbuloi mesfushori.
Deklaratat e Mac Allister kanë rindezur diskutimet për të ardhmen e Messit me përfaqësuesen argjentinase.
Tashmë, tifozët shpresojnë që aventura e kapitenit legjendar me fanellën bardhekaltër të mos ketë marrë fund.
© SYRI.net
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A
Bayerni nuk ndalet te Harry Kane, gati lëvizjen e radhës për të blinduar Olise
Kategoria e Parë/ Java e 10-të luhet të shtunën dhe të dielën, programi i ndeshjeveBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: