Rajoni

U arrestua në Greqi si vrasës serial, marrin kthesë hetimet 43-vjeçarin shqiptar, çfarë zbuloi policia për Nikolin Palin!

Kthesë kanë marrë hetimet pas arrestimit nga forcat speciale greke EKAM të një 43-vjeçari shqiptar, i dënuar si autor i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 2020 në Greqi dhe i dyshuar si vrasës me pagesë.

Fillimisht, ai u identifikua si Nikolin Pali, 43 vjeç, i njohur në Greqi si Niko. Policia greke tha se, veç vrasjes së dyfishtë, ai kërkohej edhe në Shqipëri për “vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës në Greqi iu gjetën pistoleta dhe granata.

LEXO EDHE: “E shpërfytyroi ariu”/ Akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit, gruaja e djali lihen në qeli! “Erdhi me plagë në shtëpi, qëlloi veten me pistoletë në gjoks”!

Para pak minutash, burime ekskluzive për “Top Channel” pranë policisë greke bëjnë me dije se i arrestuari dyshohet të jetë një person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Fran Preldakaj, alias Zef Preldakaj, 44 vjeç.

Policia ka nisur një hetim të thelluar për të dyshuarin, pasi informacionet në rrugë operative e përfshijnë në ngjarje të rënda kriminale në të dyja shtetet dhe, për këtë, po hetohen disa ngjarje të viteve të fundit.

LEXO EDHE: Vrau Diana Kastratin dhe u zhduk për 15 vite, Policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin