E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kallas: Putin nuk ka të drejtë të vendosë veton mbi çështjet e sigurisë evropiane

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka të drejtë të vërë veton në çështjet e sigurisë evropiane.

Ajo theksoi se Ukraina duhet të integrohet plotësisht në arkitekturën evropiane të sigurisë.

Duke folur nga Varshava, në prani të Ministrit të Jashtëm polak Radoslaë Sikorski dhe homologut të tij ukrainas Andriy Sibiha, Kallas theksoi se Evropa tashmë i ka institucionet e nevojshme për të siguruar sigurinë e saj.

“Ne tashmë kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë. Si NATO ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë rolet e tyre përkatëse. Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të integrohet në këtë arkitekturë”, tha ajo.

Reklamë

Kreu i diplomacisë evropiane theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të ketë një rol të konsiderueshëm në çdo marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për t’i dhënë fund akteve të sabotimit që i atribuohen Rusisë në tokën evropiane, duke e lidhur sigurinë e Ukrainës me sigurinë e përgjithshme të Evropës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.