Elbasan/ Shpërthimi në pallat i mori jetën 2 banorëve, pas tragjedisë nis drama e strehimit

19:10, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drama për shumë familje që u prekën nga shpërthimi në një pallat në Elbasan, duket se ka nisur tashmë pas ngjarjes. Dhjetëra banorë janë në qiell të hapur, ndërsa thonë se nuk gjejnë dot apartamente me qira. Ata kërkojnë zgjidhje emergjente nga bashkia, ndërsa pallati që i mori jetën dy të moshuarve dhe lëndoi 10 persona të tjerë, është konsideruar nga instituti i ndërtimit si i pabanueshëm.

Nga SYRI TV

Pas tragjedisë me dy viktima dhe 10 të plagosur, drama për dhjetëra persona që mbetën pa strehë nga dëmtimi i pallatit ku ndodhi shpërthimi në Elbasan, ka nisur tani.

Shumë familje kanë mbetur pa strehë, ndërsa deklarojnë se gjetja e një apartamenti me qira është e vështirë. Ato kërkojnë nga bashkia të marrë masa për gjetjen e apartamenteve dhe strehimin e tyre.

Një ditë më parë, ekspertët e Institutit të Ndërtimit deklaruan se pallati duhet shembur i gjithi, por burime jo zyrtare nga institucionet lokale në Elbasan, thonë se po mendojnë edhe shembjen e pjesshme të godinës. Ky variant nuk pranohet nga banorët, të cilët shprehen të frikësuar për tu rikthyer në këtë pallat.

Ndërkohë edhe  këtë të premte banorët e pallatit të shoqëruar nga efektivët e zjarrfikëses jane rikthyer në banesat e tyre për të marrë nga aty çfarë të mundin. Me fat e kanë konsideruar veten familjet e katit të parë të cilët kanë mundur të nxjerrin edhe një pjesë të orendive shtëpiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco